Një dënim sado i vogël e ka shqetësuar Latif Demollin, ku vërehet edhe në fytyrën e tij!
Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, njëherësh gjyqtar ndërkombëtar, ditë më parë e la pushimin për federatë, e tash po ashtu për federatë e pësoi një gjobë 20 euro në Shkup të Maqedonisë së Veriut, pasi që e kishte parkuar në vend të gabuar veturën!
Demolli nuk është hera e parë që ballafaqohet me kësi telashe, para disa viteve me veturë ka mbytur disa derra të egër në Bullgari, ndërsa tani për Federatën e Boksit të Kosovës, duke kryer punë për ta, u dënua sepse e parkoi keq veturën.
Ai kishte shkuar në Shkup në ambasadën e Bosnjës së Hercegovinës, për t’i pajisur me viza disa boksier!
Dhe krejt në fund, përflitet se bordi i FBOXK-së, duhet t’i mbledhë parat që t’ia jep Latës, sepse ai e ka paguar dënimin me paratë e xhepit të tij.