Moment i rëndë në boksin profesionist! Moment që tronditi botën jo vetëm sportive.
Boksieri amerikan Patrick Day, 27 vjeç, vdiq nga goditjet që mori, pasi pësoi tronditje qysh në raundin e 10-të të meçit që ishte zhvilluar në Chicago para katër ditëve.
Ai u rrëzua nga bashkëkombësi Charles Conwell në raundin e dhjetë në luftën në kategorinë super të mesme.
Ai bie në komë për shkak të dëmtimit të trurit, por vdiq pas katër ditësh në spital, nuk i mbijetoi lëndimeve të rënda në tru.