“Kjo është për vajzat tona” – arsyeja pse Wilder ia mundësoi rimeçin Luis Ortizit

Boksi

“Kjo është për vajzat tona” – arsyeja pse Wilder ia mundësoi rimeçin Luis Ortizit

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 20:13
Deontay Wilder dhe Luis Ortiz

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, ka thënë gjatë konferencës për shtyp se një prej arsyeve kryesore pse vendosi të ndeshej sërish me Luis Ortiz, ishte fakti që do t’i siguronte të hyra kundërshtarit të tij për të vazhduar me mjekimin e vajzës së tij të sëmurë.

Amerikani i pamposhtur do të përballet për të dytën herë me boksierin kubanez, kësaj radhe në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit, ndërsa kampioni i WBC-së ia ofroi mundësinë e rimeçit, edhe pse nuk obligohej me kontratë.

Porse ashtu si Wilder, edhe Ortiz e ka një vajzë të sëmurë, e cila ka nevojë për shërbime të shtrenjta mjekësore dhe këtu është prekur ana humane e kampionit.

Dy boksierët krijuan afërsi gjatë duelit të tyre të parë, pikërisht për shkak se vajzat e tyre vuajnë nga sëmundje kronike, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Dhe duke ia mundësuar rimeçin, Deontay i ofron Ortizit një mundësi të mirë për t’i fituar paratë e nevojshme që të kujdeset për familjen e tij.

Sidoqoftë, ai i ka thënë kubanezit se kur të hyjnë në ring do të jenë dy kundërshtarë dhe aty nuk do të ketë mëshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat