Ja kur mund të zhvillohet super meçi Deontay Wilder – Anthony Joshua

Boksi

Ja kur mund të zhvillohet super meçi Deontay Wilder – Anthony Joshua

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 21:12
Deontay Wilder – Anthony Joshua

Kampioni i WBC në peshën e rëndë, Deontay Wilder ka në mendje dy duelet e tij të ardhshme.

Wilder ka mbrojtur titullin e tij të kampionit në WBC, pasi ka mposhtur Luis Ortizin me K.O në raundin e shtatë.

Ai tani ka synim që të zhvillojë një rimeç me Tyson Fury dhe kjo mund të ndodhë në shkurt të vitit 2020. Pas kësaj, Wilder dëshiron të luftojë me fituesin e duelit Andy Ruiz – Anthony Joshua, që zhvillohet pas dy javësh në Dubai.

Në rast se Wilder fiton ndaj Tyson Fury në shkurt dhe Joshua gjithashtu triumfon në rimeçin ndaj Ruiz, atëherë beteja mes Wilder dhe Joshua mund të zhvillohet në fundin e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat