Shqiptari fiton me nokaut në Zvicër

Boksi

Shqiptari fiton me nokaut në Zvicër

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 19:30
Shqiptari fiton me nokaut në Zvicër

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi e ka mposhtur rivalin e tij, sllovakun Nicolas Holcapfel, në meçin që u zhvillua sot në Bern të Zvicrës.

Isufi ka fituar me nokaut në rundin e katërt, duke dëshmuar edhe njëherë se bëhet fjalë për një boksier mjaft cilësor.

Për boksierin nga Tërnoci i Bujanocit kjo ishte fitorja e 29-të në karrierë, ndërsa i ka edhe 4 humbje e 2 barazime, ndërsa sllovaku ka bilanc prej 11 fitore e 1 humbje, shkruan insporti.

29 vjeçari Isufi në këtë mënyrë e ka vazhduar serinë e rezultateve të mira, ndërsa synimi i tij është të luftojë për tituj të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat