Tifozët dyshojnë se triumfi i McGregor ishte i montuar dhe kërkojnë t’u kthehen paratë

Boksi

Tifozët dyshojnë se triumfi i McGregor ishte i montuar dhe kërkojnë t’u kthehen paratë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 08:29
Ilustrim

Conor McGregorit i mjaftuan 40-të sekonda për ta nokautuar kundërshtarin e tij, mirëpo ka të tillë që mendojnë se gjithçka ishte e montuar.

Për më shumë, edhe ylli i MMA-së, Nate Diaz, e ka etiketuar këtë meç si fals, përkundër se McGregor shfaqi dominim të madh.

Disa tifozë të UFC-së janë shprehur të pabindur me triumfin e shpejtë të Conor McGregorit ndaj Donald Cerrone, në rikthimin e tij në tetëkëndësh.

Sidoqoftë, triumfi i tij në kuadër të ‘UFC 246’ nuk i ka bindur të gjithë, ashtu që përdorues të shumtë i kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë dhe kanë kërkuar kthimin e parave që i kanë paguar për ta shikuar këtë meç.

Ata po mendojnë se gjithçka ka qenë e montuar, për shkak të përfitimeve të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat