Rrikthet në ring bombarderi shqiptar

Boksi

Rrikthet në ring bombarderi shqiptar

Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:36
Rrikthet në ring bombarderi shqiptar

Kampioni i Evropës në WAKO, Muhamet Deskaj, pas 8 muajve larg nga ringu i është kthyer sportit aktiv. Ai u desh të largohet për disa kohë nga sporti, pa dëshirën e tij, pasi pësoi një lëndim të rëndë.

Deskaj zbulon madje se rikthimin e tij do ta bëj më 09.02.2020 në Karlovac të Kroacisë ku do ndeshet në WAKO Europian Kup. “Kthehem pas 8 muajve pauzë nga lëndimi i rënd që pata. Të them drejtën nuk kam besuar që do rikthehem në ring mirëpo dëshira e madhe dhe besimi ka bërë që un të shërohem.

Gjatë periudhës së shërimit ka pasur edhe gjëra të mira në jetën time, ku u fejova me vajzën më të mirë në botë Sela. Rikthimi im do jetë në Karlovac në evropian kup.

Konkurrenca do jetë maksimalisht e fuqishme mirëpo si gjithnjë unë pres fitore, pasi po ndihem në formë të mirë dhe besoj në kualitet e mija”, tha Deskaj për  “ArenaRing”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat