Latifi: Unë e fitova duelin me Lewis, por gjyqtarët ishin kundër meje

Boksi

Latifi: Unë e fitova duelin me Lewis, por gjyqtarët ishin kundër meje

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 18:22
Ilir Latifi

Ilir Latifi humbi luftën ndaj Lewsis në ndeshjes e së shtunës në kuadër të UFC 247.

Lewis e mposhti Latifin me vendimin unanim të jurisë.

E disa ditë pas humbjes, Latifi ka reaguar duke thënë se të gjithë në ‘Toyota Center’ ishin me Lewis – madje edhe gjyqtarët.

Ja reagimi i Latifit:

Para së gjithash dua të falënderoj familjen, miqtë, ekipin dhe të gjithë njerëzit që më mbështetën, faleminderit! Kur vendosa ta marr këtë sfidë dhe të luftoj me Derrick në qytetin e tij të lindjes, njerëzit menduan se isha i çmendur. Në mbrëmjen e së shtunës duke ecur në arenë për të luftuar me Derrick Lewis, e dija se kjo betejë nuk do të ishte e lehtë. Turma ishte atje për të dhe madje edhe gjyqtarët …. Unë mendoj se e fitova atë luftë dhe shumë nga fansat dhe shikuesit mendojnë njëjtë. Shpresojmë që në të ardhmen të shohim gjyqtarë dhe sistem të pikëve që janë bërë për MMA nga njerëz me përvojë të sportit dhe trajnerë që kanë njohuri më të mirë të sportit dhe që mund të bëjnë gjykime më të mira”, shkroi Latifi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat