Mazrekaj jep informacionin e fundit për djalin e Arkanit! Velko pranon të boksojë, ja detajet

Boksi

Mazrekaj jep informacionin e fundit për djalin e Arkanit! Velko pranon të boksojë, ja detajet

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 20:31
Petrit Mazrekaj dhe Velko Razhnjatoviq

Boksieri Petrit Mazrekaj konfirmon se shumë shpejt do të del në ring kundër djalit të Arkanit, Velko Razhnjatoviq.

"Të dashur miq dhe adhurues të Sportit desha te ju njoftoj qe në javën që do vijë do te kem një takim me menaxherin e djalit të Arkanit ku aty do të vendoset data e saktë e meçit, vendi ku do te mbahet meçi dhe gjithashtu do të nënshkruhet dhe nje kontratë e re ku kësaj herët do të jetë fikse! M'vjen keq që ky meç është vanuar kaq shumë ama si thuhet një fjalë popullore "më mirë vonë se kurrë" më në fund djali i Arkanit me menaxherët e tij u bind që meçi të mbahet në një vend neutral! Ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset!", shkruan Petrit Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat