Lufta e UFC-së shndërrohet në ‘horror’ – dy luftëtaret u “shfytyruan” gjatë luftës

Boksi

Lufta e UFC-së shndërrohet në ‘horror’ – dy luftëtaret u “shfytyruan” gjatë luftës

Më: 9 mars 2020 Në ora: 20:55
Weili Zhang dhe Joanna Jedrzejczyk

Weili Zhang dhe Joanna Jedrzejczyk ishin protagoniste të ngjarjes më të përgjakshme të javës në UFC.

Dy luftëtaret ishin protagoniste të luftës më brutale në historinë e MMA te femrat.

Lufta ishte aq e ashpër dhe e dhunshme, me dy luftëtaret që e sulmuan aq shumë njëra-tjetrën, sa që ato dukeshin të “shfytyruara”.

Zhang, kampionja e parë e UFC-së nga Kina, mbrojti titullin e saj në kategorinë Strawweight ndaj kundërshtares polake Jedrzejczyk, në T-Mobile Arena të Las Vegasit këtë të shtunë.

Sipas Yahoo, asnjëra prej luftëtareve nuk mund të shkonte në konferencën pas duelit, për shkak se të dyja u shtruan në spital.

Komentatorët e njohur të këtij sporti, e cilësuan luftën si më të mirën ndonjëherë në MMA në kategorinë e femrave.

Për të parë efektin që pati kjo luftë në të dy luftëtaret e UFC-së, shikoni videot më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat