Ja shuma e çmendur

Boksi

Ja shuma e çmendur

Më: 11 mars 2020 Në ora: 12:03
Ilustrim

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka konrmuar sot se do të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov dhe mundësisht edhe ndaj Conor McGregor brenda një nate, në një mbrëmje boksi. Nga ky event, Mayweather pritet të arkëtojë 600 milionë dollarë.

Dueli apo duelet, ende nuk janë bërë zyrtare, ashtu sikurse nuk dihet ende se si Mayweather synon të arrijë te kjo shifër marramendëse. Për boksierin amerikan është e rëndësishme që të bëjë për vete edhe fansat e MMA-së që të arrijë në shitje rekord, ashtu sikurse bëri në 2017-ën, kur dueloi ndaj Conor McGregor.

“Siç e kam thënë më parë, unë jam tërhequr nga sporti, por nuk jam tërhequr nga mundësia për të tuar sa më shumë parà”, u shpreh Mayweather në një postim në Instagram.

“Diçka spektakolare do të vijë këtë vit”, shkruan më tej boksieri i pamposhtur amerikan (50 tore e asnjë humbje në karrierë).
“Nuk kam nevojë për asgjë, por nuk tërhiqem nga ideja për të bërë sa më shumë parà. Kur bëhesh miliarder kërkon të bësh edhe më shumë parà, ashtu si të gjithë miliarderët dhe nuk ndalesh”, tha Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat