McGregor u pensionua, Mayweather e tall keq: A s’thatë që do t’më rrihnit mua në rimeç? - Bota Sot
McGregor u pensionua, Mayweather e tall keq: A s’thatë që do t’më rrihnit mua në rimeç?

Boksi

McGregor u pensionua, Mayweather e tall keq: A s’thatë që do t’më rrihnit mua në rimeç?

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 10:57
McGregor, Mayweather

Floyd Mayweather e ka tallur rëndë Conor McGregorin, vetëm një ditë pasi luftëtari irlandez i UFC-së e njoftoi pensionimin nga sporti. Boksieri amerikan thotë se është i gatshëm ta ndëshkojë irlandezin nëse ai përpiqet ta provojë boksin përsëri.

Kjo është hera e tretë në katër vjetët e fundit që irlandezi pensionohet.

Në të kaluarën ai e kishte njoftuar pensionimin më 2016 dhe 2019, para se të rikthehej dy herë në kafaz për të luftuar.

Ish-kampioni i botës në UFC është 31-vjeçar dhe shënon 22 fitore dhe katër humbje në karrierë.

Në luftën e fundit, e zhvilluar në janar 2020, McGregor e rrahu të parapëlqyerin e publikut, amerikanin Donald Cerrrone, për 40 sekonda në Las Vegas.

“Kam vendosur të pensionohem nga luftimi. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e mahnitshme! Çfarë përvoje e paharrueshme!” shkroi McGregor në Twitter.

McGregor e kishte provuar edhe boksin, në një meç që e kishte humbur kundër ish-kampionit të botës Floyd Mayweather në gusht të vitit 2017.

Mayweather është i bindur se do ta mposhte sërish irlandezin, duke e tallur atë për vendimin për t’u pensionuar nga luftimi menjëherë pasi ishte zotuar se do ta rrihte amerikanin e pamposhtur deri më tani.

Duke iu përgjigjur McGregorit në postimin ku e njoftoi pensionimin, Mayweather shkroi: “Nëse nuk e kam gabim, a nuk i thatë ju Mike Tysonit se do të më mposhtnit mua nëse do ta bënim një rimeç? E tash po pensionohesh!”

“Mendova se donit ta mposhtnit më të mirin? Epo, nëse vendos të rikthehesh, do të pres për të të ndëshkuar”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat