Lëndimi i Joshua – këto janë të rejat e fundit mbi gjendjen e boksierit - Bota Sot
Lëndimi i Joshua – këto janë të rejat e fundit mbi gjendjen e boksierit

Boksi

Lëndimi i Joshua – këto janë të rejat e fundit mbi gjendjen e boksierit

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 12:07
Anthony Joshua

Anthony Joshua vazhdon të vuajë nga një lëndim.

Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka pësuar një lëndim në gju, gjatë përgatitjeve për meçin me Kubrat Pulev.

Britaniku u pa në një protestë paqësore në Britani të Madhe, por ajo që tërhiqte vëmendje ishte se ai po ecte me patericat ndihmuese.

Lidhur me gjendjen e boksierit ka folur edhe promotori i tij, Eddie Hearn.

“Kur je në paterica, me këmbën tënde në një parantezë, nuk është asnjëherë mirë, por nuk është diçka që do të afektojë karrierën e tij, por as në vitin 2020”, ka thënë Hearn për ‘Sky’.

“Ai do të ketë mbajtësen për tre ose katër javë, vetëm për t’u siguruar që është mirë për të rifilluar stërvitjen. Ai tundi pjesën e brendshme të gjurit të tij. Ai kishte skanim. Nuk ka operacion, kështu që është një lajm i mirë”, ka thënë tutje promotori britanik.

“Ai duhet të sigurohet që ai nuk bën ndonjë vrapim apo punë të rëndë gjatë javëve të ardhshme”, ka thënë mes tjerash Hearn.

Joshua mund të mbetet mbrapa me përgatitjet për duelin kundër Pulev, duke rrezikuar kështu maksimalisht titujt e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat