Latifi: Kampionët s’janë gjë tjetër, pos përpjekje pas përpjekjeje për të arritur suksese - Bota Sot
Latifi: Kampionët s’janë gjë tjetër, pos përpjekje pas përpjekjeje për të arritur suksese

Boksi

Latifi: Kampionët s’janë gjë tjetër, pos përpjekje pas përpjekjeje për të arritur suksese

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:57
Bashkim Krasniqi, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur sot në takim sportistin e njohur Bashkim Krasniqi nga Hoça e Vogël, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kryetari Latifi tha se Bashkim Krasniqi, deri më tani ka treguar suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar, ku edhe është shpallur “kampion dhe kundërshtari më i mirë në të gjitha kategoritë e sportit Taekwondo”. Përveç sukseseve në rrafshin ndërkombëtar, ai ka rezultuar i suksesshëm edhe në rrafshin kombëtar ku në vitin 2009, është shpallur Kampion në Kosovë dhe Shqipëri.

“Bashkim Krasniqi është një talent dhe sportist që me përkushtim të madh dhe disiplinë në punë, duke dhënë maksimumin e tij, po e përfaqëson denjësisht Kosovën në të gjitha garat e sportit “Taekwondo” në rrafshin ndërkombëtar”,ka thënë Latifi.

Krasniqi ka nën udhëheqje edhe një shkollë të sportit “Taekwondo” në Zvicër, shkolla e parë e sportit shqiptare në Zvicër, ku nxënësit e saj kanë arritur suksese të njëpasnjëshme, duke marrë dy medalje botërore dhe gjashtë medalje evropiane.

“Fitoret e sportistit, Bashkim Krasniqi, konfirmojnë edhe njëherë vlerat e sportistëve tanë dhe afirmimin e vlerave kudo që garojnë ata. Bashkimit i urojmë suksese të mëtutjeshme, që të vazhdojë të na bëjë të ndjehemi krenar të gjithë neve, duke bërë njëkohësisht edhe promovimin e vlerave dhe të shtetit të Kosovës në botë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat