UFC, Dana White jep lajmin e keq: Kjo gjë mund të ndodhë sërish prej koronavirus - Bota Sot
UFC, Dana White jep lajmin e keq: Kjo gjë mund të ndodhë sërish prej koronavirus

Boksi

UFC, Dana White jep lajmin e keq: Kjo gjë mund të ndodhë sërish prej koronavirus

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:04
Dana White

UFC-ja ka për momentin një shtëpi të re, “fight island” (ishullin e luftimeve) në Abu Dhabi, aty ku do të zhvillohen eventet e radhës. Aty do të zhvillohen duelet e mëdha për titull të paktën deri në shtator për shkak të pandemisë së Covid-19. Një projekt i nisur që në prill nga Dana White, presidenti i UFC-së, por që po finalizohet vetëm tani.

Në këtë ishull do të zhvillohet edhe eventi i radhës, UFC-251 (12 korrik), me 3 duele për titull. Gjithsesi, Dana White nuk është aspak i qetë prej koronavirus, që vijon të jetë kërcënues anembanë botës. “Unë gjithnjë mendoj për atë që do të ndodhë më pas. Ulem e bisedoj, mendoj një strategji dhe një plan për të ardhmen” tha Dana White.

Numri 1 i arteve marciale mikse mendon sërish për më të keqen, për një mbyllje të dytë (lockdown), që detyroi UFC-në të qëndrojë një muaj pushim. “Po planifikoj mundësinë për një tjetër ndalesë dhe kam frikë se ajo do të ndodhë. Mendoj edhe për më të keqen, sidomos kur dëgjoj luftëtarët që thonë se nuk kanë mundësi të stërviten”, tha White.

“Natyrisht mendoj edhe për këtë sport si një biznes. Detyra ime është të mos lë pa punë njerëzit dhe pa duele të gjithë sportistët. Nuk dua që luftëtarët të jenë inaktivë dhe jo të aftë për të dueluar. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë dhe mundësitë janë të limituara sot. Me këtë virus ende nuk e dimë se kur do të jetë fundi”, tha Dana White.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat