Emrat e mëdhenj të boksit të Kosovës, që dikur dridhnin një ish Jugosllavi e më gjerë

Boksi

Emrat e mëdhenj të boksit të Kosovës, që dikur dridhnin një ish Jugosllavi e më gjerë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:53
Majtas Afrim Majanci, në mes Naser Bajrami dhe djathtas Xhevdet Peci

Emrat që nuk harrohen dhe edhe sot përmenden me shumë krenari, madje disa kanë edhe emocione të mëdha kur i kujtojnë ato kohëra të arta dhe fitoret e Prishtinës, kundër Pulës, Sllavisë së Banjallukës, Radniçkit të Beogradit, Goshës nga Smederava e Pallankës, Topliçaninit, Zhelezniçarit të Sarajevës, Buduçnostit të Podgoricës etj. Fundvitet e 70-ta dhe të 80-ta, Prishtina ishte mbret i boksit në ish Jugosllavi.  

Xhevdet Peci është boksieri më i mirë që ka pasur Kosova, reprezentues i ish Jugosllavisë, i njohur për të nokautuar rivalët, madje edhe boksierët amerikanë dhe do të shkon kohë e gjatë nuk do të kemi boksier të këtij niveli. 
Naser Bajrami, i dëshmuar, me një teknikë të rrallë dhe që dha shumë për Prishtinën, së bashku me Afrim Majancin i pakompromis në ring. 

Treshja që sot u takuan në Prishtinë dhe kujtuan histori të ndryshme të krenarisë me klubin e boksit Prishtina,  ku fituan pesë tituj në ish Jugosllavi, po ashtu ishin edhe gjashtë herë nënkampion. Emrat e mëdhenj të boksit të Kosovës, që dikur dridhnin një ish Jugosllavi e më gjerë.

Prishtina është klubi më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, askush nuk ka sjellë tituj si ky kolektiv, pesë tituj në krye me trajnerin e madh, të ndjerin Lah NImani. Xhevdet Peci është edhe boksieri që më së shumti ka boksuar dhe kontribuesi më i madh i titujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat