Marku kërkon të ndeshet me Connor Benn

Boksi

Marku kërkon të ndeshet me Connor Benn

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:00
Marku kërkon të ndeshet me Connor Benn

Florian Marku kërkon të ndeshet me Connor Benn dhe ka nisur thumbimet ndaj këtij të fundit. Benn nuk pranon të ndeshet me “Luanin shqiptar” dhe agjenti i Markut, Sam Jones, foli për Sky Sport për mundësinë e zhvillimit të kësaj ndeshjeje.

Ai tregoi se sa mbështetje ka Marku dhe se do të ishte i duhuri për Connor Benn. “Florian Marku është rivali i duhur për Connor Benn, çdo foto që poston, ke miliona shqiptarë në komente që shkruajnë: Marku, Marku.

“Është e pashmangshme, Eddie Hearn duhet ta organizonë këtë duel. Ne jemi gati, jemi të bindur që do të kemi mbi 20 mijë tifozë në O2 Arena dhe 20 mijë tifozë jashtë saj.

Edhe në stil, do të ishte një duel për të mos u humbur. Të dy godasin fort dhe nuk shmangën. Duhet që Benn ta pranojë sfidën”, – tha Jones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat