Çka biseduan Grabovci-Bogujevci?

Boksi

Çka biseduan Grabovci-Bogujevci?

Nga: K. G. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:34
Çka biseduan Grabovci-Bogujevci?

Në zyrën e tij, Arbër Grabovci, zëvendësministër i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, e priti Mehmeti Bogujevcin, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. 

Ata biseduan për shumëçka që e preokupon boksin dhe për vështirësitë që po ballafaqohen në kohë pandemie.
 
“Sot , prita në takim legjendën e boksit tonë ish nënkampionin botëror  sekretarin e përgjithshëm të FBOXK-së, z. Mehmet Bogujevcin, me ç’rast shkëmbyem mendime për  gjendjen aktuale në boksin tonë, përgatitjet të përfaqësueses sonë që  po zhvillohen në Brezovicë dhe mundësisë së organizimit të turneut ndërkombëtar ‘’Lah Nimanin’’ i cili është shtyrë për shkak të epidemisë Covid -19”, ka shkruar Grabovci. 

Federata e Boksit ka një varg plane për këtë vit, por sa do të arrijë t’i realizojë mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat