Vit i keq për sheikun e Kosovës, paksa i mërzitur

Boksi

Vit i keq për sheikun e Kosovës, paksa i mërzitur

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:24
Vit i keq për sheikun e Kosovës, paksa i mërzitur

As në qershor, as në korrik e me gjasë as në muajin gusht nuk ka turne të boksit në Republikën e Kosovës.
Jo që nuk dojnë ta organizojnë Federata e Boksit e Kosovës, por po hasin në telashe të mëdha si shumë sporte tjera, shkaku i virusit korona. 

I njohur si sheiku i Kosovës, Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar, që njihet nga punëtorët më të mëdhenj në vendin tonë, nuk po ka fat hiq!

E kishte paraparë një vit përplot shkëlqim por ashtu nuk i doli, pasi qe edhe përpjekja e tretë reshtur i dështojë për të organizuar  turneun, e krejt për fajin e virusi korona dhe jo të federatës. Fakti më interesant është se tamam po bëhen gati për turne po rritet virusi dhe po dështon plani. 

Demolli me bordin e FBOXK-së ka disa opsione dhe të realizueshme, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.    Demolli padyshim se është paksa i mërzitur sepse është njeriu që kurrë nuk i kanë dështuar turnetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat