Ky vogëlush i Kosovës, dikur dridhte botën e sportit, sot numëron 69 vite!

Boksi

Ky vogëlush i Kosovës, dikur dridhte botën e sportit, sot numëron 69 vite!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:50
Kur Bogujevci pranonte mirënjohjen 1967-1968

Jeton një jetë të qetë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Është i hareshëm për të gjitha moshat dhe nuk i përton bisedës në asnjë çast! 

Është Mehmet Bogujevci, që sot numëron 69 vite por duket sikur një djalë i ri për nga fuqia!

Një foto që e ka postuar ai, është e vitit 1967-1968, kur u bë kampion ish Jugosllavisë për të rinj. Kjo foto është bërë në Suboticë të Vojvodinës.

Image

Bogujevci suksesin më të madh në karrierë e ka arritur në vitin 1978, kur u bë nënkampion i botës, ngjarje që ishte mbajtur në Beograd.

Bogujevci është boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, me të cilin klub janë pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë. 

Image

Vogëlushi që u rrit, u burrërua, u martua e  ka fëmijë, fitoi medalje e tituj, sot është 69 vjeç dhe është shumë i fortë. 
Dikur dridhte klubet ish jugosllave dhe boksierët me nam të botës. Në vitin 1979 nderohet me librezën ‘Sportist i Merituar’ në ish Jugosllavi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat