Merret vendimi për duelin e madh

Boksi

Merret vendimi për duelin e madh

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:59
Merret vendimi për duelin e madh

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, do të mbrojë titujt kampionë më 5 dhjetor, në një duel ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

Menaxheri i Joshua, Eddie Hearn ka thënë se dëshira e tij është që kjo sfidë të zhvillohet me shikues, por me shumë gjasa do të zhvillohet në një stadium bosh.

Sidoqoftë, me apo pa fansa, më 5 dhjetor dy boksierët do të kryqëzojnë dorezat në ring, pas muajsh pritje.

Britaniku Joshua, që mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që kjo sfidë me Pulev është shtyrë dy herë: Shkaku i koronavirusit dhe më pas si pasojë e lëndimit të Joshuas.

Palët nuk dëshirojnë që ta shtyjnë këtë duel në vitin 2021.

“Ne shpresojmë që deri atëherë tifozët t’i kemi në stadium, por sfida do të zhvillohet edhe pa ata. Synojmë që sfida të zhvillohet në javën e parë të dhjetorit”, tha Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat