Shpërdoroi një pasuri prej 222 milion euro

Boksi

Shpërdoroi një pasuri prej 222 milion euro

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:52
Evander Holyfield

Evander Holyfield ka fituar 222 milionë euro në karrierën e tij si boksier, gjatë së cilës ka qenë kampion bote i peshatë rënda.

Megjithatë, sot, kur në moshën 57 vjeç po përgatitet të kthehet në ring për disa ndeshje bamirësie, ka humbur një pjesë të madhe të pasurisë së tij.

Investimet e këqija në veçanti kanë dobësuar ndjeshëm portofolin e tij. Siç ka bërë të ditur The Sun, vetëm shkrirja e shtëpisë diskografike “Real Deal Records” i ka kushtuar 2.5 milionë dhe 8 të tjerë i ka humbur duke investuar në një zinxhir restorantesh, shkruan telesport.

Në 2008-ën situata e tij financiare është rënduar aq shumë sa ka humbur vilën e tij me 12 dhoma gjumi në Atlanta.

Arsyeja ka qenë mospagesa e kredisë mbi 11 milionë euro. Shtëpia i është shitur reperit Rick Ross për pak më shumë se 6.3 milionë dollarë.

Tani, Holyfield, babai i 11 fëmijëve me gjashtë gra të ndryshme, jeton në një apartament me dy dhoma, me shpenzime normale.

“Kur nuk ke të tjerë që të kujdesen për ty, të gjithë marrin diçka për vete. Po vidhnin, vidhnin dhe vidhnin”, ka thënë Holyfield duke folur për ish-gratë.

“Është e vështirë të biesh, dhe tani është shumë vonë. Në atë kohë isha budalla, por tani nuk jam më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat