Xhevdet Peci - babai i boksit për titujt e Prishtinës, ja ku gjendet Aziz Salihu dhe Mehmet Bogujevci! Ja faktet

Boksi

Xhevdet Peci - babai i boksit për titujt e Prishtinës, ja ku gjendet Aziz Salihu dhe Mehmet Bogujevci! Ja faktet

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:21
Xhevdet Peci kur nokautoi rivalin

Faktet janë treguesi më i mirë se cili nga boksierët i solli më së shumti tituj Prishtinës në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.  Këto të dhëna që do t’i sjellim janë të dokumentuara pikë për pikë!

Xhevdet Peci është babai i boksit për titujt e Prishtinës. Peci ka qenë standardë në klubin e boksit Prishtina dhe me të cilën ka fituar pesë tituj në ish Jugosllavi, ndërsa  pas tij vinë Mehmet Bogujevci me 4 tituj, Bajram Hashani 4, Zoran Dediq 4, Daut Dauti 4, pastaj Nazif Gashi etj.  Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, ka vetëm një titull me Prishtinën dhe asgjë më shumë!

Me një fjalë, Xhevdet Peci, ish boksieri  i gjeneratës së artë, i njohur për të nokautuar kundërshtarët, i ka të gjitha titujt. Ja kush është  pjesë e titujve të Prishtinës, dikush ka më shumë e dikush me pak:

Image

Titullin e parë (1975-76): Haki Peci,  Zoran Dediqi, Shefki Bogujevci, Dauti Dauti, Mehmet Bogujevci, Bajram Hashani, Predrag Jovanoviqi, Nazif  Gashi, Enver Hajredini, Xheko Muhoviqi dhe Xhevdet  Peci. Titullin e kampionit Prishtinës i takoi me 35, ndërsa vendi i dytë Topliçaninit me 30 pikë.

Titulli i dytë (1976-77): Haki Peci, Zoran Dediqi, Shefki Bogujevci, Daut Dauti, Prestreshi, Mehmet Bogujevci, Bajram Hashani, Predrag Jovanoviqi, Sherif Aliu, Enver Hajredini, Gjorgjeviqi,  Xheko Muhoviqi dhe Xhevdet Peci. Prishtina, kampione, tuboi 28, ndërsa Sllavia, nënkampione 23 pikë. 

Image

Titulli i tretë (1977-78): Sahit Hajdini,  Sami Buzolli, Shefki Bogujevci, Haki Peci, Zoran Dediqi, Mehmet Bogujevci, Daut Dauti, Bajram Hashani, Nazif  Gashi, Beqir Berisha, Xheko Muhoviqi e Xhevdet Peci.

Image

Xhevdet Peci

Titulli i katërt (1980): Sahit Hajdini, Sami Buzolli, Zoran Dediqi, Haki Peci, H. Gashi, Memmet Bogujevci, Bajram Hashani, Nazif Gashi, Daut Dauti, Nysret Rexhepi, Naser Bajrami, Rama, Beqir Berisha, Xheko  Muhoviqi, Xhevdet Peci dhe Aziz Salihu. Prishtina, kampione, tuboi 29, ndërsa Radniçki i Beogradit, nënkampion, 25 pikë.

Titulli i pestë (1984): Abedin Lika, Pajaziti, K. Bajrami, Ramadani, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Skënder Hajdini, Hasani, Agim Latifi,  Fatmir Makolli, Halimi, Nysret Rexhepi, Muharrem Gjocaj dhe Xhevdet Peci. Prishtina, kampione, tuboi 20, ndërsa Smedereva, nënkampion, 16 pikë. Emrat janë paraqitur në gazetën e asaj kohe “Rilindja”, nga gazetari Fehmi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat