Kujt po i shkon për shtati pandemia, MKRS-ës, DSK-ës apo FBOXK-ës?

Boksi

Kujt po i shkon për shtati pandemia, MKRS-ës, DSK-ës apo FBOXK-ës?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:24
Kujt po i shkon për shtati pandemia, MKRS-ës, DSK-ës apo FBOXK-ës?

Pandemia ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjitha sferat.

Sporti në Kosovë është në udhëkryq dhe askush nuk e di se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vazhdim. Musli Zymberi, anëtar i Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, është i shqetësuar dhe kritikon federatën.

“Kujt po i shkon për shtati pandemia, MKRS-ës, DSK-ës apo FBOXK-ës?
Unë vërejtjet e mia i kam për (mos) punën e FBOXK-it dhe për punën e mbrapsht të tyre. 

Mendoj që puna që është dashur të bëhet e nuk është bërë, gjatë kohës së pandemisē, të mbahet kuvendi zgjedhor, edhe ashtu jemi vonuar. 

Puna mbrapsht që është bërë, shkuarja në përgatitje në Brezovicë dhe Durrës. Këtë mbrapshti e arsyetoj me mos marrjen e lejes për mbajtjen e turneut “Lah Nimani”. 

A ka qenë e mundur paraprakisht të merret konfirmimi për mbajtje apo mosmbajtje të turneut? 

Sigurisht që po. Në përgatitje shkoi mundi edhe shpenzimet kot së koti. 

A duhet të japë llogari ndokush? Kësaj pyetje është vështirë me iu gjet përgjigjja. Uroj që në vazhdim gjërat të bëhen me planifikim dhe me transparencë.
Çelësi i të mirës është fuqizimi i llogaridhënjes”, thotë Musliu për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat