Fury parashikon se Usyk do ta mposht Joshuan

Boksi

Fury parashikon se Usyk do ta mposht Joshuan

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:12
Fury

Tyson Fury ka kërkuar nga Anthony Joshua që të heq dorë nga mbrojtja e titujve të tij kundër Oleksandr Usyk, pasi ka frikë se mund t’i humbë titujt kundër këtij të fundit.

AJ fillimisht do të përballet me Jubrat Pulevin që është sfidues për titullin IBF më 12 dhjetor, derisa një gjë e tillë pritej të ndodhte në këtë verë, mirëpo u shtye shkaku i situatës me coronavirus.

Joshua po ashtu ka edhe një sfidues në WBO, nga mandatari Usyk dhe Hearn mendon se 33-vjeçari nuk mund t’i ikën kësaj përballje.

Por, Fury ka kërkuar që të anulojë përballjen me Usyk, pasi ka frikë se bashkëkombësi i tij do t’i humbë titujt dhe nuk mund të përballen.

“E respektoj shumë Oleksandr Usyk – një luftëtar i mrekullueshëm, kampion bote dhe me gjasë do të fitonte ndaj Anthony Joshuas”, ka thënë The Gypsy King.

“Por, unë i them atij që të mos e zhvillojë këtë përballje dhe mos të më shtyjë pensionimin tim, pasi them hapur se i dua të gjithë titujt në kategorinë e rëndë”, ka shtuar më tej Fury. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat