Çmenduri, babai i boksierit i nevrikosur bën katastrofën, i çon 3 vetë në spital! Ja si godet

Boksi

Çmenduri, babai i boksierit i nevrikosur bën katastrofën, i çon 3 vetë në spital! Ja si godet

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:10
Çmenduri, babai i boksierit i nevrikosur bën katastrofën me karrige, i çon 3 vetë në spital

Një vendim i gjyqtarisë nuk është pritur mirë nga babai, njëkohësisht edhe trajneri i boksierit humbës. Ai është nevrikosur dhe ka goditur kë ka patur përpara, duke çuar në spital 3 persona, të tretë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Rekale (Napoli-Itali), në garat e kampionatit rajonal për mosha në boks. Trajneri i një palestre napoletane, ka kundërshtuar vendimin që gjyqtaria i dha të birit, që humbi sfidën.

Ai ka rrëmbyer disa karrige dhe ka nisur të sulmojë gjyqtarët. Në ato çaste ndodhi një rrëmujë, pasi trajneri ka goditur edhe persona të tjerë, duke plagosur disa prej tyre.

3 janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. Federata ka deklaruar se do të marra masa ekstreme, ndërkohë që personi është ndaluar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat