Kombëtarja e Kosovës përgatitet në Durrës

Boksi

Kombëtarja e Kosovës përgatitet në Durrës

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:06
Kombëtarja e Kosovës përgatitet në Durrës

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, njofton se Kombëtarja e Kosovës në boks, do të përgatitet në Durrës.
“Nga sot 22 .09 – 02.10 2020  boksieret e Kombëtares së Kosovës në boks ( femrat) do të përgatiten në Durrës (Shqipëri).

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitjet e kombëtares së Kosovë në boks.
Pas përgatitjeve bazike (malore) vazhdon përgatitjet (taktike, teknike, sparingje, kondicion, qëndrueshmëri etj) në Durrës, para garave ndërkombëtare (turnetë dhe kampionatet Europiane) që i presin në muajt në vijim.

Përgatitjet do të zhvillohen tre herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP dhe sipas vendimit të BE të FBOXK-së, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 metra.

Ekipi i Kombëtares në përgatitje është me këto boksiere: Donjeta Sadiku, Alnera Brahimi, Anamaria Koni, Lirie Mazreku ,Erinda Veliu,  Suela Canolli dhe selektori Besim Brahimi”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat