Muharrem Gjocaj pret edhe një fitore nga Edmond Zefi

Boksi

Muharrem Gjocaj pret edhe një fitore nga Edmond Zefi

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:45
Muharrem Gjocaj pret edhe një fitore nga Edmond Zefi

Edmond Zefi, boksier profesionist që e menaxhon menaxheri i njohur shqiptar, Muharrem Gjocaj më 25 shtator, nesër, në Ustí Nad Labem në Çeki do të zhvilloj ndeshjen e tij të ardhshme, kurse kundërshtar i tij do të jetë boksieri me prejardhje nga Mongolia, Bazargur Jugder. Menaxheri,

Gjocaj thotë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” se Zefi përkundër Pandemisë ka arrit të përgatitet maksimalisht për këtë përballje.

“Pas një pauze pandemie serish ngjiten ne ring talenti, EDMOND ZEFI ku do te boksojë kundër BAZARGUR JUGDER. Edmondi me një përgatitje te jashtëzakonshme do te zhvilloj ndeshjen e gjashtë me radhë. Edhe pse boksieri eshte vendas Edmondi do tregoj talentin e ti dhe besoj qe serish do te na bej te lumtur me fitoren e radhës.

Një talent i ri si Edmondi qe është i përkushtuar ndaj boksit qe asnjëherë nuk ndalet me përgatitje do te ketë suksese te pandalshme sepse puna dhe përkushtimi ndaj boksit Ben qe te arri ne maje te suksesit”, tha Muharrem Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat