Khongsong nuk i reziston godtijes, bie në tokë!

Boksi

Khongsong nuk i reziston godtijes, bie në tokë!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:24
Khongsong nuk i reziston godtijes, bie në tokë!

Boksieri skocez Josh Taylor e ka nokautuar boksierin tajlandez Apinun Khongsong me një goditje dërrmuese në rundin e parë, për t’i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e mesme në WBA dhe IBF.

Josh Taylor e goditi kundërshtarin e vet tajlandez me një të majtë brutale dhe e rrëzoi në dysheme, aq fuqishëm saqë Khongsong u desh të largohej nga ringu me barelë.

24-vjeçari ishte i pamposhtur deri para kësaj lufte.

Kjo fitore nënkupton se Taylor tani është një hap larg luftës me kampionin e botës në WBO dhe WBC, Jose Ramirez, në rrugëtimin e tij për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës.

Skocezit iu deshën vetëm dy minuta e 41 sekonda për ta fituar këtë luftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat