Jam i fortë, i çmendur dhe mund të mposht këdo, ja kush e thotë

Boksi

Jam i fortë, i çmendur dhe mund të mposht këdo, ja kush e thotë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:38
Jam i fortë, i çmendur dhe mund të mposht këdo, ja kush e thotë

Boksieri britanik Dereck Chisora ka paralajmëruar rivalin e tij Oleksandr Usyk, në prag të sfidës që do të zhvillojnë më 31 tetor. Kjo sfidë do t’i japë fituesit të drejtën të duelojë me kampionin e botës në kategorinë WBO, britanikut tjetër Anthony Joshua.

Chisora ka një rekord prej 32 fitoresh e 9 humbjesh, ndërsa rivali i tij ukrainas është i pamposhtur në ring.

Kjo gjë nuk e tremb Chisora, që tha: “Ju garantoj se nuk do ta humbas këtë sfidë. Do t’i tregoj të gjitha armët e mia në ring. Ajo që do të tregoj në ring në këtë sfidë do të jetë e pabesueshme për të gjithë. do ta shkatërroj Usyk. Mendoj se aktualisht nuk ka asnjë boksier tjetër më të fortë se unë në divizionin e peshës së rëndë”, tha Chisora.

“Anthony Joshua, Tyson Fury, Deontay Wilder, Dillian Whyte? Asnjëri prej tyre nuk është më i fortë se unë. Jam më i forti, më i çmenduri dhe dua më shumë se kjo sfidë normale”, u shpreh Dereck Chisora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat