Qetësi ju atje, po flet Xhevdet Peci! 

Boksi

Qetësi ju atje, po flet Xhevdet Peci! 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 12:29
Qetësi ju atje, po flet Xhevdet Peci! 

Emrat e mëdhenj janë të mëdhenj edhe pasi të vdesin! Për emrat e mëdhenj do të shkruhet edhe pas 100 viteve, dhe pas 200 edhe pas 500, edhe pas 1000 viteve! 

Sot Kosova i ka legjendat, që dikur dridhnin një ish Jugosllavi dhe Evropë! 

Në Kosovë duhet që ta mësojnë një kulturë sportive, që të respektohen legjendat, siç është Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Sami Buzolli, Nazif Gashi etj.

Këta janë legjendat e sportit dhe nuk kanë qenë hajna të pulave!  

Çdo shtet në botë mburret me legjendat që i ka sepse janë pasuri e një shtetit dhe një kombi!   Kur shfleton historinë e legjendave, shumë herë shtron pyetjen vetvetiu: Po të fortë kemi qenë! Në vitet e pasluftës nuk e kemi asnjë boksier as të përafërt si Mehmet Bogujevci, as si Xhevdet Peci, as si Aziz Salihu, as si Nazif Gashi, as si Fatmir Makolli, as si Afrim Majanci, as Abedin Lika, as si Skënder Hajdini, as si Muharrem Gjocaj etj.

Këta emra të mëdhenj e bëjnë sot Federatën e Boksit të Kosovës, që të ndihen si fuqi botërore para botës kur shfletojnë historinë para shteteve të ndryshme të botës. 

“Qetësi ju atje, po flet Xhevdet Peci”- kështu tha një ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës. “Dikur kur ia preknin dorën Bogujevcit, Salihut, Pecit, Gashit etj. ndiheshin të bekuar dhe jetonin me javë me ngrohtësinë e tyre! Sot respektoni, se kjo është krenari jo vetëm e boksit por e tërë Kosovës. Ku flet Xhevdet Peci, dëgjoni, se ju flet për të mirë”, tha ish boksieri që mbetet anonim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat