Caktohet data e meçit të madh

Boksi

Caktohet data e meçit të madh

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:35
Caktohet data e meçit të madh

Boksieri britanik, Anthony Joshua, do të luftojë me bullgarin, Kubrat Pulev, më 12 dhjetor të këtij viti, ku do të mbrojë titullin e kampionit botëror në pesha të rënda në versionet WBA, IFB dhe WBO. Lajmin e konfirmoi vetë Pulev në faqen e tij dhe kjo u mirëprit nga të gjithë adhuruesit e arteve marciale.

Është zyrtare: Unë do luftoj kundër Joshua më 12 dhjetor në Londër. Data dhe vendi janë përfundimtare. Pa kthim, pa vonesë, pa takime të reja. Le të fitojë më i miri”

Në këtë moment nuk dihet nëse do të ketë të pranishëm në këtë ndeshje apo jo, pasi masat e mbrojtjes pandemike janë ende në fuqi.

Pulev u tërhoq nga lufta kundër Joshua në 2017 për shkak të një dëmtimi në shpatull, por pas tre vitesh ai më në fund e fitoi sërish atë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat