Haxhi Krasniqi shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt

Boksi

Haxhi Krasniqi shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:01
Haxhi Krasniqi shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt

Haxhi Krasniqi, kampion i botës në boks në versionin WBA/IBO në kategorinë gjysmë të mesme, është shpallur qytetar nderi në Komunën e Skenderajt. 

“Me kënaqësi ju njoftoj që sot me propozimin tim Kuvendi i Komunës ka shpallur “Qytetar Nderi”,  humanistin, hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, si dhe kampionin e botëror në boks, Haxhi Krasniqi. 

Hoxha, Halil Kastrati është shpallur “Qytetar Nderi” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë në komunën tonë, përmes ndërtimit të mbi 60 shtëpive, dhurimit të banesave, përkrahjes financiare për shërim dhe me pako ushqimore për kategoritë sociale. 

Humanisti, Halil Kastrati, themeluesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka kryer dhe po kryen  shumë punë e projekte që realisht është dashur t’i kryej shteti jonë, andaj i jemi përherë mirënjohës për angazhimin e tij human dhe të donatorëve të shumtë të shoqatës së tij. 

Kampioni i  botës në boks, Haxhi Krasniqi, është shpallur “Qytetar Nderi”, për kontributin e dhënë në ngritjen e imazhit të shtetit tonë në botë. Ai pas  fitores, titullin kampion ia dedikoj shtetit tonë, në veçanti 56 dëshmorëve të rënë të familjes Jashari. 

Ndarja e çmimeve për këto dy personalitete të çmuara do të bëhet në seancën solemne që do të mbahet me rastin e 28 Nëntorit, festës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes në skenë të UÇK-së”, ka shkruar Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat