Tyson Fury zgjedh të përballet me të pamposhturin Agit Kabayel

Boksi

Tyson Fury zgjedh të përballet me të pamposhturin Agit Kabayel

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Tyson Fury, Agit Kabayel

Boksieri Tyson Fury ka vendosur të përballet me Agit Kabayel në muajin e ardhshëm, me saktësisht me 5 dhjetor.

Fury dëshiron përballjen në Londër në muajin e ardhshëm edhe nëse tifozët nuk janë të lejuar.

Kabayel është zgjedhur si kundërshtari i Furyt dhe ka 24 orë t’i përgjigjet ofertës.

“Ne duam të luftojmë me njërin, që është Kabayel dhe do i japim 24 orë për të nënshkruar kontratën ose do lëvizim. Është i pamposhtur dhe ka rekord”.

“Ishte kampion i Evropës dhe është në ranglistën e WBC. Ai do e shikojë kontratën dhe ne jemi duke pritur”.

“Ai ka 24 orë për të vendosur nëse do nënshkruajë dhe do e rikthejë ose do lëvizim. Është luftë, kontrata duhet nënshkruar”.

28-vjeçari gjerman është i pamposhtur në 20 ndeshjet si profesionist, derisa një ndër fitoret ishte ndaj Derek Chisora në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat