Mjaft me lojëra fjalësh...

Boksi

Mjaft me lojëra fjalësh...

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 13:08
Mjaft me lojëra fjalësh...

Pas deklaratës së presidentit të UFC-së, Dana White, se dueli mes Conor McGregor dhe ustin Poirier është i mbyllur, ka reaguar ky i fundit.

Ai i ka kërkuar numrit 1 të arteve marciale mikse që të mos merret më me fjalë, por t’u dërgojë sportistëve kontratën për ta firmosur.

Kjo përballje pritet të zhvillohet më 23 janar 2021. “Dana, mjaft me lojëra fjalësh dhe deklarata lart e poshtë. Le ta bëjmë këtë duel zyrtar. Na dërgo kontratat për t’i firmosur”, tha Dustin Poirier.

Poirier dhe McGregor janë përballur edhe më parë mes tyre, me irlandezin që ka fituar me “KO teknik” në raundin e parë. Këta dy sportistë janë kandidatë për titullin kampion bote në peshën e lehtë pas tërheqjes së Klhabib Nurmagomedov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat