Zymberi: Kemi apo nuk kemi Federatë të Boksit të Kosovës?       

Boksi

Zymberi: Kemi apo nuk kemi Federatë të Boksit të Kosovës?       

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:59
Zymberi: Kemi apo nuk kemi Federatë të Boksit të Kosovës?       

Musli Zymberi, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës dhe anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, pyet se ka apo nuk ka federatë? Zymberi është i revoltuar me selektorin Shefki Bogujevci, që nuk i ka ftuar dy boksierë të Dritës nga Gjilani për Kampionatin Evropian për të rinj.   

“Kemi apo nuk kemi federatë të boksit? Për këtë pyetje pres përgjigje. Nëse kemi atëherë vjen pyetja tjetër: A i përgjigjen selektorët organeve të federatës?

Tema që dua ta njoftoj opinion, gjegjësisht boksdashësit ka të bëjë me mbajtjen e Kampionatit Europian për grupmoshat 2004-2005, që mbahet në Sofje të Bullgarisë, në pjesën e tretë të muajit nëntor. 

Unë në mbledhjen e fundit të bordit të federatës ( ku jam anëtarë), e kam ngritur zërin që një garues i klubit boksit “Drita”, mundet ta përfaqësojë Kosovën në këto gara. Mua mu rekomandu që ta kontaktoj selektorin.

Unë e kontaktova z. Shefki Bogujevcin, e ftova që të vij dhe të prezantoj në një stërvitje në klubin tonë. Ftesa ime hasi në vesh të shurdhët, selektori nuk erdhi, pse? Përgjigjen duhet ta jap Shefkiu. Klubi “Drita” i ka dy garues të kësaj moshe shumë premtues, këta janë: Edmond Rahimi (56kg) dhe Donat Syla (+81kg).

Edhe pse bëra shumë përpjekje që këtyre dy garuesve t’u jepet rasti, nuk hasa në mirëkuptim. Ky fakt më irritoi jashtë mase, kupola e irritimit ishte kur selektori në pyetjen time, se pse nuk erdhe në një stërvitje ti vlerësosh se ja vlen t’ju jepet rasti apo jo? Përgjigja ishte: Në sallë punon edhe babai im.

Pyetja vjen vetvetiu: A e meriton me qenë selektor apo jo? Unē mendoj se është punë e selektorit bashkëpunimi me trajner dhe hulumtimi i boksierëve më të mirë që i ka Kosova, të të gjitha grupmoshave. Pres nga organet përgjegjëse të federatës ta trajtojnë këtë temë”, thotë Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat