Menaxheri i Khabib lë të nënkuptohet se 'Shqiponja e Dagestanit' do të rikthehet në otagon

Boksi

Menaxheri i Khabib lë të nënkuptohet se 'Shqiponja e Dagestanit' do të rikthehet në otagon

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 22:12
Khabib

Kampioni i MMA, Khabib Nurmagomedov njoftoi tërheqjen nga UFC 254 pas fitores ndaj Justin Gaethje dhe rekordit të tij profesional 29-0. Khabib me lot në sy deklaroi se nëna e tij nuk dëshiron që ai të ndeshet pa babanë në krah dhe kishte marrë vendim që të tërhiqej.

Presidenti i UFC-së Dana White tha se Khabib ishte shumë i emocionuar dhe kjo e nxiti atë të deklarojë tërheqjen. Por “The Eagle” nuk e ka lëshuar ende titullin dhe White është ende në bisedime me Khabib për t'u kthyer në Oktagon dhe për t’u ndeshur edhe një herë.

Duket se dëshira e adhuruesve të këtij sporti dhe Dana White do të plotësohet, pasi postimi i fundit i bërë nga menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz la të nënkuptohet se 'Shqiponja e Dagestanit' do të shkelë edhe një herë në Tetëkëndësh për të realizuar ëndrrën e babait të tij Abdulmanap Nurmagomedov për të çuar serinë e ndeshjeve pa humbje në 30-0.

“30-0” shkruhej në këtë postim, e Ali Abdelaziz. Në 23 Janar, Conor Mcgregor rikthehet në oktagon përballë Dustin Poirier dhe fituesi me shumë mundësi do të jetë pretendi kryesor për titull. Kjo i jep një shans mjaft të madh irlandezit të kërkojë hakmarrjen ndaj rivalit të tij kryesor, Khabib Nurmagomedov, ndaj të cilit humbi në datën e 6 tetorit të 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat