Të shtunën do të jetë meçi i madh në boks, Joshua dhe Pulev

Boksi

Të shtunën do të jetë meçi i madh në boks, Joshua dhe Pulev

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:09
Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Anthony Joshua do të takohet të shtunën e ardhshme me boksierin e njohur bullgar, Kubrat Pulev.

Joshua dhe Pulev e anuluan meçin e tyre te parë që ishte planifkuar të zhvillohej me 25 korrik të vitit 2020, kjo si shkak i pandemisë Covid-19, por ky duel do të mbahet në fundjavë, ku njohësit e boksit e cilësojnë si të fortë, madje më i i fortë se ai me Andy Ruiz.

Promoteri dhe biznismeni i njohur amerikan, Bob Arum, thotë se Pulev mundet që shumë lehtë ta nakoutojë Joshuan.

“Por do të jetë një histori ndryshe kur lufton me Pulev të aftë dhe të gatshëm, i cili është në formë të shkëlqyeshme dhe një boksier i mirë.

“Unë besoj se Kubrat do të jetë në gjendje të ndeshet me Joshua, ku unë besoj se edhe mund ta nakoutojë atë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat