Zbulohet çfarë u tha në zënkën ndërmjet Joshua dhe Pulev

Boksi

Zbulohet çfarë u tha në zënkën ndërmjet Joshua dhe Pulev

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Ilustrim

Nesër në The SSE Arena, Wembley, do të ndeshen boksierët e kategorisë së peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Sot u bë matja dhe përballja e boksierëve në mes vete, dhe nuk munguan as befasitë.

Sapo u afruan, Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev nisën zënkën, dhe gjithë gazetarët mbetën të shtangur.

Edhe pse nuk dëgjohej mirë fillimisht, tani kanë dalur pamjet me titrat nga shkëmbimi i ofendimeve të tyre.

‘Ti flet shumë vëlla, bëhu pak më modest, të vish këtu e të flasësh gjëra’, tha Joshua.

‘Unë të respektoj, por nesër do të shohim, do të të tregoj çfarë do të ndodhë, ti je kampion por…’, tha bullgari.

‘Nuk më intereson ajo, provoje nesër, provoje’, tha britaniku.

Ndërsa Pulev u pa duke bërtitur, gjë që e irritoi Joshuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat