Joshua e Pulev sot në ring, kërcënojnë njëri-tjetrin

Boksi

Joshua e Pulev sot në ring, kërcënojnë njëri-tjetrin

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Joshua e Pulev sot në ring, kërcënojnë njëri-tjetrin

Sot në mbrëmje, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, në prani të 1000 fansave, do të zhvillohet sfida për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev.

Dy boksierët kanë kryer peshimet zyrtare dhe kanë qenë të dy në të njëjtën peshë, 108kg. Një përballje që pritet me interes, ndërkohë që të dy boksierët kanë kërcënuar njëri-tjetrin me fjalë se do ta fitojnë këtë përballje.

“Do ta fitoj këtë sfidë dhe titujt do të jenë të mirë.

Do ta shohësh të shtunën në mbrëmje se çfarë do të të ndodhë në ring. Kubrat, ti flet shumë, por do të ta mbyll gojën në ring. Do ta shohësh në ring se si do të shkërmoqesh”, u shpreh Joshua.

Po më fjalë të ashpra reagoi edhe Pulev: “Sot do të të tregoj se sa vlej dhe se nuk jam rastësisht këtu. Do të befasohesh nga ajo që do të shohësh para teje në ring. Bëhu gati të dorëzosh titujt, pasi ato sot në mbrëmje do të jenë të mitë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat