Kishte planifikuar takimin me Papën dhe Trumpin – por gjërat nuk shkuan siç i kishte planifikuar Tyson Fury

Boksi

Kishte planifikuar takimin me Papën dhe Trumpin – por gjërat nuk shkuan siç i kishte planifikuar Tyson Fury

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:08
Tyson Fury

Tyson Fury ka thënë se ai kishte planifikuar që të takonte Papën dhe Donald Trumpin në këtë vit – mirëpo planet e tij u shkatërruar nga coronavirusi.

Nokauti ndaj Deontay Wilderit, kishte bërë që Gypsy King të fitonte titullin WBC në peshat e rënda në boks.

Kjo fitore ka bërë që Tyson Fury të kërkojë duelin tani me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar që mund të zhvillohet në vitin 2021.

“Do të duhej të drekoja me Donald Trumpin, por planet u anuluan për shkak të COVID-19”, ka thënë boksieri britanik.

“Unë do të takoja edhe Papën, mirëpo edhe ky takim u shty për shkak të kësaj situate, është një ndjenjë e çmendur”.

“Kjo situatë na ka penalizuar shumë, pasi do të mund të mësoja shumë nga ky nivel i personave dhe do të isha i nderuar”, ka shtuar më tej Fury.

Gypsy King po e kërkon përballjen me Joshuan, mirëpo duket se nuk do të mund t’i ikën trilogjisë me Wilderin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat