Sylejman Voca flet për dy medalje evropiane dhe për kandidaturën e tij për kryetar të federatës 

Boksi

Sylejman Voca flet për dy medalje evropiane dhe për kandidaturën e tij për kryetar të federatës 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:26
Sylejman Voca flet për dy medalje evropiane dhe për kandidaturën e tij për kryetar të federatës 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës, Syejman Voca, është krenar që në mandatin e tij, si ushtrues i detyrës, Kosova ka fituar më së shumti medalje, sidomos dy medalje nga Kampionati Evropian për të rinjtë dhe të reja. Padyshim se është vlerësuar si viti më i mirë për boksin e Kosovës në 21 vitet e pasluftës. Ai flet edhe për sukseset dhe a do të kandidojë për kryetar të federatës. 

 “Bota sot”: A mendoni se viti 2020 ka qenë viti më i mirë për boksin?
Sylejman Voca:
Sa i përket 2020-tësm ne mendojmë se edhe pse me telashe nga Covid-19 ishte vit i suksesshëm për FBOXK-në.

As edhe një çast nuk jemi ndal gjatë vitit që e lamë pas duke filluar prej organizimit të kampeve për të gjitha grup-moshat gjithmonë sipas rekomandimit të IKSHP-së e deri të përmbushja e kalendarit të garave të federatës, po ashtu tek Kampionati Europian për të rinj për meshkujt dhe femra (17—18 vjeçar dhe 14-16 vjeçar), fatbardhësisht fituam dy medalje europiane, të bronztën për djem dhe të argjendtën për vajza.

Këto suksese ishin më të mëdha që prej pas lufte e këndej.

“Bota sot”: A do të kandidoni për kryetar të federatës? 
Sylejman Voca:
Sa i përket kandidaturës për kryetar të federatës ende nuk jam përcaktuar, krejt varet nga rrethanat që do të zhvillohen në këto pak ditë që kanë mbet deri në kuvend.

“Bota sot”: çfarë i duhet për vitin 2021?
Sylejman Voca:
Sa i përket 2021 tani veç fillojnë përgatitjet për Kampionatin Ballkanik që mbahet në Zagreb gjatë këtij muaj, si dhe Kampionati Botëror për të rinj në Poloni gjatë prillit, ku presim medalje nga Zagrebi e pse jo edhe nga Polonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat