Usyk nuk heq dorë nga titulli

Boksi

Usyk nuk heq dorë nga titulli

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:30
Usyk nuk heq dorë nga titulli

Alexander Krassyuk, menaxheri i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, ka deklaruar se ky i fundit nuk do të “hapë krahun” dhe të heqë dorë nga e drejta e tij për të dueluar për titullin kampion bote. Usyk është mandatuar nga WBO për të dueluar për titullin e këtij Divizioni. Ky titull mbahet nga britaniku Anthony Joshua, që po planifikon një përballje të dyfishtë me patriotin e tij Tyson Fury.

“Kishte bisedime që Usyk të duelonte për një titull të përkohshëm të WBO ndaj një boksieri tjetër. Ose Joshua të duelonte me Fury dhe njëkohësisht të hiqtë dorë nga titulli i WBO-së.

Gjithsesi, çfarëdo të ndodhë, duhet ta dini që Usyk asnjëherë nuk e ka dhënë miratimin e tij që sfida mes Joshua dhe Fury të zhvillohet pa e përfshirë edhe atë në këtë marrëveshje”, tha Krassyuk.

Kjo do të thotë që ai duhet të presë deri vitin 2022 për një duel për titull edhe pse pas një viti do të jetë 34 vjeç. “Usyk është në formë të mirë, ka rikuperuar nga dueli i fundit dhe është gati të duelojë për titullin që këtë pranverë. Ne asnjëherë nuk kemi qenë dakord që ai të zhvillojë një duel çfarëdo këtë vit dhe të presë kaq gjatë”, tha më tej menaxheri i ukrainasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat