Arrihet marrëveshja për meçin e shekullit!

Boksi

Arrihet marrëveshja për meçin e shekullit!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:53
Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Një nga meçet më të mira në histori të boksit pritet të ndodhë gjatë këtij viti.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury, dy boksierët nga Britania e Madhe do të dalin në ring gjatë vitit 2021.

Promotori i njohur, Eddie Hearn e ka konfirmuar se një marrëveshje e tillë tashmë është arritur, vetëm duhet pritur për muajin dhe datën.

“Po, marrëveshja është arritur. Po flas sinqerisht”, ka thënë Hearn.

Muajt e mundshëm për një meç të tillë janë: prill, korrik dhe tetor.

Tyson Fury nuk ka luftuar që disa muaj për shkak se ishte në pritje të mecit të tretë kundër Deontay Wilder.

Kurse Joshua u rrah gjatë muajit dhjetor, ku arriti fitore me KO ndaj Kubrat Pulevit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat