Fitimet e McGregor dhe Poirier nga meçi i tyre

Boksi

Fitimet e McGregor dhe Poirier nga meçi i tyre

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:02
McGregor dhe Poirier

Dustin Poirier befasoi botën e sportit duke e mposhtur me nokaut Conor McGregorin në eventin e UFC 257.

Goditjet e amerikanit ishin të papërballueshme për irlandezin, i cili po dominonte deri në atë moment.

Pas ndeshjes, të dy u përqafuan mes vete, duke treguar shembull si sportistë të vërtetë.

Të dy luftëtarët pritet të marrin shuma të majme parash, por McGregor do të marrë shumë më shumë.

Conor McGregor do të marrë rreth 5 milionë euro në rikthimin e tij në UFC, pasi edhe ky ishte pensionuar në fillim të vitit të kaluar, pas fitores ndaj Donald Cerrones për 40 sekonda, raporton The Sun.

Në anën tjetër, Dustin Poirier përkundër fitores, do të marrë më pak para. Ai do t’i fitojë rreth një milion euro nga ky duel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat