McGregor paralajmëron rikthimin në mënyrë të pazakontë

Boksi

McGregor paralajmëron rikthimin në mënyrë të pazakontë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:58
Connor McGregor

Connor McGregor humbi duelin ndaj Dustin Poirier në kuadër të UFC 257, kjo ishte humbja e tretë në karrirën e irlandezit.

Connor McGregor u mund me TKO në rundin e dytë në kuadër të UFC 257 nga Dustin Poirier, i cili u bë luftëtari i parë që mund irlandezin me nokaut në histori të UFC.

McGregor ishte mundur nga Nate Diaz dhe Khabib Nurmagomedov dy herë të tjera, por në ato meçe ai kishte humbur me dorëzim.

Pas meçit, irlandezi kishte deklaruar që ka për qëllim të shkojë në shtëpi dhe të relaksohet  me familjen dhe fëmijët e tij.

Ai zgjodhi rrjetin e tij social, Facebook, për të përcjellë një mesazh në një mënyrë të pazakontë. McGregor shihet duke drejtuar një eskavator në një plazh. Ai shkroi në postimin e tij se këto gjëra u ndodhin edhe më të mirëve, duke aluduar në humbjen e tij.

“Prapë në punime, u ndodh edhe më të mirëve. Do ta ndërtojmë përsëri”, tha Connor McGregor duke aluduar në një rikthim më të fuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat