Fury kërcënon Joshuan

Boksi

Fury kërcënon Joshuan

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:02
Fury kërcënon Joshuan

Ndërkohë që menaxherët po punojnë për të mbyllur një marrëveshje mes boksierëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua, vetë protagonistët kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale.

Një përballje mes dy kampionëve të botës, të dy britanikë, do të unifikonte titujt kampionë në një person të vetëm dhe që me shumë gjasa do të zhvillohet në periudhën maj-qershor të këtij viti.

Përmes një postimi në “Twitter”, Tyson Fury kërcënon patriotin e tij: “Një raund, dy raunde, tri raunde dhe gjithçkja është e mbyllur. Mezi po pres, do ta hedh në tapet Anthony Joshua brenda 3 raundesh”, shprehet Fury, që mban titullin e kategorisë WBC. Ndërsa Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO.

Gjasat janë që dy boksierët të zhvillojnë dy duele mes tyre brenda një viti, me revanshin që do të zhvillohet nëntor ose dhjetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat