Demolli konfirmon emrat e boksierëve nga Shqipëria dhe Maqedonia  

Boksi

Demolli konfirmon emrat e boksierëve nga Shqipëria dhe Maqedonia  

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:14
Demolli konfirmon emrat e boksierëve nga Shqipëria dhe Maqedonia  

Federata e Boksit të Kosovës, si zakonisht, e organizon turneun  ndërkombëtare “Pavarësia”.  

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmon edhe emrat e shteteve pjesëmarrëse. 

“Me 13 shkurt mbahet turneu  i 12-të me radhë me radhë ‘Pavarësia 2021” . 

Ky aktivitet është në vazhdën e shënimit të 13 vjetorit të shtetësisë sonë. Pos nikoqirit Kosovës marrin pjesë shtetet e rajonit: Shqipëria dhe  Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut merr pjesë me këta boksierë Lion Jovanovski 75 kg;  Emil Shabotic 91+kg; Shqipëria: Ardit Murja 56 kg; Krenar Zeneli 60 kg; Arjon  Kajoshi 75 kg; Denis Nurja 75 kg; Gelian Rojku 91kg”, njofton Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat