Vazhdojnë humbjet e boksierëve të Kosovës, kësaj radhe nuk ankohet federata

Boksi

Vazhdojnë humbjet e boksierëve të Kosovës, kësaj radhe nuk ankohet federata

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:04
Vazhdojnë humbjet e boksierëve të Kosovës, kësaj radhe nuk ankohet federata

Boksierët e Kosovës nuk kanë shënuar asnjë fitore deri me tash në turneun ndërkombëtar” Adriatic Pearl”, që po mbahet në Tivar të Malit të Zi.

Tre boksierët tanë deri me tash kanë pësuar humbje, por kësaj radhe Federata e Boksit e Kosovës nuk ankohet, pajtohet me humbje!

“Luar Aliu sot në çerekfinale humbi kundër kampionit botëror dhe evropian.

Boksieri nga Rusia Shendrik Alexey tregoi perfomancë të mirë, duke u shkëmbyer shumë goditje dhe përvoja e bëri të veten dhe boksieri rus u shpall fitues”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat