Arrihet marrëveshja, Joshua do të ndeshet me Furyn për të unifikuar titujt

Boksi

Arrihet marrëveshja, Joshua do të ndeshet me Furyn për të unifikuar titujt

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:05
Tyson Fury dhe Anthony Joshua

Pas muajsh negociatash të mundimshme midis promovuesve dhe kampionëve rivalë, kontrata për një marrëveshje me dy meçe midis Tyson Fury dhe Anthony Joshua për të unifikuar titujt e peshave të rënda është nënshkruar më në fund.

Dy boksierët më të mirë në botë aktualisht do të përballen me njëri-tjetrin në dy meçe brenda vitit 2021.

Siç kishte raportuar më parë ESPN, kontrata kërkon një ndarje 50-50 në luftën e parë dhe 60-40 në ndeshjen e revansh, me fituesin që merr pjesën më të lartë. 

Plani është që të dy luftimet të zhvillohen në 2021 – e para në qershor ose korrik, revanshi idealisht do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat